




Play & Learn
KidsClub
Përditësimi i fëmijëve me tekonologjinë është i rëndësishëm për zhvillimin e tyre, përfshirjen dhe të qenit koherent në shoqëri, por tejkalimi i nevojës së përdorimit dhe argëtimit në botën teknologjike është kthyer në shqetësim për prindërit, pasi fëmijët e tyre po kalojnë më shumë kohë para ekraneve dhe më pak kohë nën shoqërinë e njëri tjetrit apo duke u argëtuar në forma më efektive për zhvillimin dhe mirëqenien e tyre psikologjike apo fizike. Duke u nisur nga ky fenomen, ne ndërmorëm nismën e krijimit të një ambienti ku fëmijët të mund të shkëputeshin sadopak nga teknologjia dhe të zbulonin e mësonin disa nga format më të bukura të artit, si piktura, mozaiku, krijimtaria, etj.

- Projektuar duke mbajtur parasysh imagjinatën dhe dëshirat fëminore, si një vend miqësor që do t’u mundësojë fëmijëve të shprehin lirisht kreativitetin dhe aftësitë e tyre.
- Me një kënd lojërash, në të cilin fëmijët mund të kalojnë kohën duke u argëtuar me njëri-tjetrin. Këndi i lojërave KIDS CLUB është një mundësi e mrekullueshme edhe për prindërit – fëmijët mund të kalojnë një pasdite argëtuese në një ambjent të sigurt, ndërkohë që prindërit mund të kryejnë ndonjë aktivitet tjetër apo thjesht të shijojnë një kafe në ambjentet tona.
- Një qendër kursesh. Në klasat tona, fëmijët mund të mësojnë e të krijojnë aftësitë e tyre në subjekte të ndryshme shkencore dhe artistike. Mësuesit tanë janë me përvojë jo vetëm në fushën përkatëse, por edhe në mësimdhënien për fëmijë.
- Një vend i shkëlqyer për të zhvilluar aktivitete për fëmijë. Stafi ynë i organizimit të eventeve do t’ju ndihmojë të projektoni ditëlindjen apo festën më të bukur për fëmijët tuaj, duke bashkuar argëtimin me krijimet artistike nga duart e vetë fëmijëve.
- KidsClub është pjesë e R&M Group

Ambjent argëtues

Të mësuarit aktiv

Klasa te ndryshme
