Arkiva: CMS Classes

+

Krijimtari

Krijimtaria përshkruhet si një praktikë artistike dhe aftësi e të ndërtuarit objekte të ndryshme dekorative, duke përdorur drurin, qeramiken, qelqin, letrën etj.
+

Gdhendje në dru

Gdhendja dhe punimi i drurit janë aftësia e të krijuarit objekte të ndryshme me anë të drurit, i cili është një ndër materialet më të hershme të përdorura nga njeriu.
+

Skulpturë

Skulptura është dega e artit pamor tre-dimensional, e cila krijohet nëpërmjet gdhendjes dhe modelimit të materialeve të ndryshme si: guri, qeramika, metali, druri, etj.
+

Vizatim

Vizatimi, një nga format më të lashta të artit pamor, është veprimi i tërheqjes së vizave në letër ku pasqyrohen figura dhe krijime të ndryshme.
+

Skenografi

Skenografia është një zgjatim i arteve figurative që krijon dekoret, aksesorët, kostumet dhe tërësinë e skenës ku luhen shfaqje teatrale.
+

Lego

Legot janë një linjë lodrash plastike, të cilat shërbejnë si objekte ndërtuese. Ato mund të montohen dhe të lidhen me njëra tjetrën për të krijuar objekte të ndryshme, si dhe të ndahen sërish për të formuar objekte të reja.
+

Tekstil

Prodhimi i tekstilit bazohet në aktin e shndërrimit të fibrës në fije, pastaj të fillit në pëlhurë, materiale këto, të cilat ngjyrosen dhe fabrikohen, duke na mundësuar krijimin e veshjeve, sendeve të ndryshme, tapicerive etj.
+

Pikturë

Piktura është praktika e të aplikuarit bojra, pigmente apo ngjyra në një sipërfaqe të sheshtë, duke krijuar atë që cilësojmë si art pamor. Ky term përfaqëson vetë aktin dhe rezultatin në të njëjtën kohë.